Presidenti rus Vladimir Putin ndezi qirinjtë për paqe në Kishën e Shën Gjergjit Fitimtar të Moskës, ndërsa u mbajt shërbesa për Krishtlindjet Ortodokse. Ai takoi më pas patriarkun Kirill të cilit i kërkoi të bekonte kryqet për ushtarët.
“Dua t’ju kërkoj që t’i bekoni këto kryqe dhe ikona të cilat kam në plan t’ua bëj dhuratë të gjithë komandantëve tanë që po kryejnë detyra të rëndësishme gjatë operacionit special ushtarak në mbrojtje të atdheut. Mendoj se do të jenë të kënaqur që do t’i marrin këto simbole të besimit, të bekuara nga ju gjatë Krishtlindjes”.
Në mesazhin e tij të Krishtlindjes, Putin mbrojti vlerat e familjes dhe rolin e Kishës e cila ka mbështetur që në fillim luftën e Moskës në Ukrainë. Krishtlindjet Ortodokse festohen dy javë më vonë në Rusi në ndryshim nga shumica e vendeve të krishtera.
Klan News