Nga inspektimi i deritanishëm i banesave të dëmtuara në rajonet e prekura nga tërmeti, ekspertët kanë arritur në përfundimin se pjesa dërrmuese e tyre janë shtëpi të ndërtuara para viteve 80.
Për shkak të vjetërsisë konstruksioni i tyre prej qerpiçi ose guri nuk ka arritur të përballojë lëkundjet sizmike, duke shkaktuar shembjen apo dëmtimin e tyre. Vetë banoret thonë se shtëpitë e tyre janë ndërtuar pas sipas kushteve të kohës pa marrë parasysh intensitetin sizmik të zonës.
Banori 1: “Janë ndërtuar në 67, kjo është ndërtuar më e re,dy shtesat e reja.”
Gazetari: “A ka pasur dëme në shtëpitë e reja?”
Banori 1: “Shtëpia të reja vetëm një komshiut tim që e ka bërë tani i ka bërë ca dëme edhe atij në kolona. Por këtu në lagjen tonë dy shtëpia ka bërë të pabanueshme.”
Banori 2: “Kjo është ndërtuar nga 42 a kështu kjo dhomë, kjo është ndërtuar nga 57. Ndërtimet e reja më duket nuk kanë probleme.”
Banesat e pas viteve 90 apo ato të ndërtuara rishtazi nuk janë dëmtuar, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë konstruksion antisizmik.
Familjet, shtëpitë e të cilave u shpallën të pabanueshme në komunat Shupenzë, Ormen e Gjoricë e kanë kaluar sërish natën jashtë, ndërsa banorët e tjerë janë rifutur në banesat më pak të dëmtuara. Ndërkaq dy lëkundje të tjera sizmike të një fuqie të ulët u regjistruan gjatë natës në këtë rajon, duke rikthyer panikun tek banorët.
Ditën e sotme Shërbimi i Emergjencave Civile ka vijuar shpërndarjen e ndihmave, ndërsa pritet që ushtria të nisë ngritjen e një kampingu në Gjoricë për familjet e mbetura jashtë./tvklan.al