Presidenti Hashim Thaçi, po qëndron në Bruksel ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.
Takimi Thaçi-Tusk do të zhvillohet në orën 11:30. Gjatë këtyre takimeve, kreu in shtetit të Kosovës do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në Bruksel, Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë./klankosova