Kështu u larguan një muaj më parë strukturat paralele serbe nga Komuna e Shtërpcës.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha, se ka një plan se si të bëjë të njëjtën gjë me njerëzit e Beogradit edhe në komunat veriore të vendit.

Për këtë qëllim të tij njoftoi të hënën në Vjenë Grupi Ndërkombëtar Drejtues, që u mblodh në Ministrinë e Jashtme të Austrisë për të debatuar rreth Kosovës.

Thaçi tha, se strategjia për veriun nuk është plan për pushtimin e kësaj ane, por për t’ju ofruar qytetarëve atje një opsion më të mirë qeverisjeje.

Ai tha se Beogradi po i reziston kësaj ideje, duke përdorur banorët e veriut të Kosovës si figura në një lojë shahu politik.

Për këtë arsye Kreu i Qeverisjes kërkoi mbështetjen e plotë për këtë plan nga grupi ndërkombëtar drejtues EULEX-i dhe pjesa tjetër e Bashkësisë Kombëtare.

Patriarku Irinej: “Duhet t’i ndihmojmë shtetit tonë që po bën të pamundurën ta mbrojë Kosovën prej atyre që dëshirojnë ta rrëmbejnë. Kosova është vendi ynë i shenjtë. Është Jerusalemi ynë”.

Edhe kjo deklaratë e Patrikut Serb Irinej se do të ketë prioritet të punës së tij kthimin e Kosovës në Serbi, zuri vend në fjalimin e Kryeministrit në Vjenë.

Një gjë e tillë i pati irrituar shqiptarët e Kosovës, por edhe ardhjen e pa penguar të këtij kleriku në Kosovë, me atë rast edhe do të inaugurohet edhe në Patrikanën e Pejës. Kryeministri e përdori si argument jetën multietnike në shoqërinë kosovare.

Në fjalimin e tij para drejtorëve politik të ministrive të jashtme të vendeve, anëtare të GND-s, Thaçi pranoi, se njohjet e pavarësisë po vazhdojnë më një ritëm të ngadalshëm.

Ai shpreson se ndoshta opinion në pritje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, mund të sjellë një fazë të re.

Numri një i qeverisë së Kosovës ka thënë me këtë rast se objektivi parësor i qeverisë së tij për këtë vit është që raporti i progresit për vitin 2010 për Kosovën të jetë pozitiv./tvklan.al