Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është nisur për në Nju Jork, ku të hënën do të paraqesë para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, vizionin e shtetit të tij. Në mbledhjen e 21 prillit Thaçi do të prezantojë zhvillimet aktuale politike në Kosovë, arritje e institucioneve përkushtimin për respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe perspektivën perëndimore të shtetit të Kosovës.

Thaçi do të shoqërohet edhe nga shefi i misionit të UMNIK-ut në Prishtinë Joakim Ryker, i cili nga ana e tij do të paraqesë një raport për situatën ën Kosovë dhe ngjarjet që nga mesi i dhjetorit 2007 deri në fillim të marsit të këtij viti. Pjesë e raportit do të jetë edhe çështja e zgjedhjeve serbe të 11 majit të cilat Beogradi kërkon t’i mbajë dhe në territorin e Kosovës.

Pak ditë më parë Organizata e Kombeve të Bashkuara tha, se misioni i saj në Kosovë nuk mund të ndihmonte as të pengonte mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, por krerët e shtetit të Kosovës bashkë me UMNIK-un e kanë kundërshtuar hapur  mbajtjen e zgjedhjeve të 11 majit atje duke thënë se kjo është në shkelje të hapur të rezolutës 12/44./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle