Lajme Arkiva 2003

Hashim Thaçi: Unë mendoj se vizita e sekretarit Powell në Tiranë është mjaft e rëndësishme për shqiptarët dhe kjo tregon edhe njëherë se shqiptarët vazhdojnë të mbesin faktori më besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon, flas për shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në përgjithësi ku jetojnë dhe kjo vizitë është edhe një impuls më i madh për të gjithë shqiptarët dhe tregon angazhimin dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitetin dhe funksionimin normal të institucioneve në Shqipëri për rendin demokratik këtu por në përgjithësi për stabilitetin në rajon ku bën pjesë edhe Kosova si një vend i rëndësishëm i zhvillimeve të sotme por edhe për të ardhmen e rajonit./tvklan.al