Lajme Arkiva 2003
Theodhori Sollaku: Të nderuar deputet shtetit shqiptar sot i kërkohet më shumë vullnet politik dhe punë konkrete për të luftuar krimin e organizuar veçanërisht ato që lidhen me terrorizmin dhe trafiqet e qenieve njerëzore e narkotike. Të gjithë sot e kanë të qartë se krimi i organizuar nuk njeh kufij shtetesh dhe si i tillë ai mund të luftohet vetëm me një bashkëpunim ndërkombëtar të frytshëm dhe konkret.
Përvoja tregon se shtetasit shqiptarë të përfshirë në rrjetet e trafiqeve, veprimtarinë e tyre e shtrijnë jashtë Shqipërisë ku janë tregjet e drogës dhe të prostitucionit ndërsa në Shqipëri qëndrojnë kryesisht pjesëtarët e këtyre rrjeteve që merren me tranzitimin e drogës dhe me investimin e të ardhurave që nxjerr veprimtaria kriminale jashtë Shqipërisë. Pavarësisht nga arritjet e deri tanishme të policisë dhe të prokurorisë trafikantët në përgjithësi kanë arritur të sfidojnë shtetin.
Lufta kundër krimit të organizuar është një çështje problematike edhe në vendet e Evropës Perëndimore ku për fat të keq pjesëtarët e këtyre organizatave trafikante me origjinë nga vendet e Evropës perëndimore përfshi edhe Shqipërinë kanë arritur të sfidojnë edh institucionet përgjegjëse konkrete në këto shtete.
Implementimi i ligjit për pastrimin e parave. Përmirësimet strukturore dhe ligjore në këtë fushë janë interaktive. Shembujt që lidhen me mënyrën se si janë privatizuar disa objekte shtetërore tregojnë se në një pjesë të tyre ato i kanë fituar të fortët me burime financimi të dyshimta në të ashtuquajtura ankande ku ka marrë pjesë në shumicën e rasteve vetëm një person sepse çuditërisht ligji e lejon një gjë të tillë duke u bërë pagesa marramendëse, apo shembujt e ndërtimeve që kushtojnë disa milionë dollarë ku asgjë nuk kalon nëpërmjet bankës por veçse në KESH.
Nëse nuk do të ndërhyhet për të kontrolluar dhe normalizuar këtë situatë, fuqia ekonomike e organizatave kriminale jo vetëm që nuk do të dobësohet por përkundrazi. Për pasojë njerëzit e kriminalizuar do të vazhdojnë të sulmojnë shtetin.
Mendojmë se mungesa në funksionimin dhe profesionalizimin e policisë, mungesa e mjeteve të nevojshme shkencore, mungesa e funksionimit të krimit të gjykatave dhe mungesa e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve kanë qenë dhe mbeten pengesë serioze, por për fat të keq numri i çështjeve që referohet nga policia në prokurori për krimin e organizuar është ende i vogël në raport me atë që ekziston realisht.
Në këto kushte kriminaliteti që unë referoj sot para jush nuk i përgjigjet realitetit. Po kështu edhe kriminaliteti në fushën e korrupsionit nuk evidentohet në mënyrë reale, sepse jo vetëm qytetarët nuk kallëzojnë zyrtarët që kërkojnë ryshfete, sepse të dy palët janë të kënaqur por edhe zyrtarët megjithëse e kanë për detyrë të kallëzojnë shkeljet e ligjit dhe kanë dyshime për një vepër penale, hezitojnë të kallëzojnë çdo rast në prokurori apo në polici.
Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje vetëm prokurorie, ajo është një çështje e të gjithëve, e politikës, e institucioneve të shtetit dhe e shoqërisë në tërësi ku padyshim edhe ne ndiejmë përgjegjësitë tona veçanërisht për më shumë profesionalizëm./tvklan.al