Dorina Mema, atlete fitnesi, ka qenë e ftuar sonte te “Kampionët” në Tv Klan. Teksa shprehu gjithë mbështetjen e saj për skuadrën kuqezi në Euro 2024, ajo pati një thirrje për tifozët.


Nisur nga gjykimi masiv që iu bë futbollistit të Kombëtares Elseid Hysaj pas ndeshjes me Italinë, Mema tha se sportisti ka nevojë për motivim.

Ne duhet të flasim për motivimin e sportistit. Ju nuk e kuptoni se sa e demotivoni sportistin. Duhet të kemi shumë kujdes, vërtet ne rrëmbehemi. Dikush mund të thyejë dhe televizorin… Ka atë momentin e tij që shpërthen, problemi është të jemi të kujdesshëm të mos i demoralizojmë sepse kanë ndeshjet në vijim. Të mos merremi me personin, por me fenomenin që ndodhi. Duhet të jemi shumë të dashur me ta, shkojmë 50 mijë shqiptarë për t’i parë dhe shoh një demoralizim të tyre. Ata janë të rinj, ata do luajnë shumë më mirë. Ai që ka bërë një gabim sot, nesër mund të na bëjë një gol. Ky është sporti! Edhe nëse nuk i lexon vetë komentet në rrjetet sociale, ti nis dikush dhe ti e merr atë goditjen. Mos i godisni sepse kanë nevojë për adrenalinë!“, tha Mema.

/tvklan.al