Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vëzhguesit e OKB largohen nga Timori Lindor, ndërkohë që trupat e saj përgatiten për të ndërhyrë në funksionin e ri. Sot janë ulur në aeroportin e qytetit Darvin në Australi, avionet që kanë transportuar pjestarët e fundit të misionit OKB dhe së bashku me ta edhe rreth një mijë vetë të cilët ishin strehuar në selinë e tij në Dili. Kjo është një pjesë e vogël e refugjatëve të larguar për shkak të dhunës në Timorin Lindor, nga masakrat e policisë pro indoneziane.
Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan ka pritur Ministrin e Jashtëm, të Indonezisë. Ky i fundit ka pranuar zyrtarisht që të vendoset një kontigjent i kaskave blu në në ptovincë, pa asnjë kusht paraprak të vendosur nga Xhakarta zyrtare.
Ndërkaq nuk dihet ende se kur do të filloj ndërhyrja ndërkombëtare. Po ashtu ende nuk është bërë e qartë se cilët do të jenë shtetet që do të dërgojnë trupat e tyre në këtë mision paqeruajtës. Australia ka bërë të ditur se ajo vë në dispozicion të kaskave blu një forcë të përbërë nga 4500 vetë. Sipas propozimit amerikan do të jetë kjo e fundit që do të marrë komandën e përgjithshme të forcës ndërkombëtare në Timorin Lindor./tvklan.al