Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Konfuzion i gjithanshëm në Timorin Lindor. Komandanti i trupës paqeruajtëse ndërkombëtare gjenerali Australian Kosgrov, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se situata në provincë është ende e nderë. Është e vërtetë se pjesa më e madhe e trupave ushtarake indoneziane janë larguar por në Timor ende do të qëndroj një forcë e vogël sigurie pasi ish-provinca portugeze ende është zyrtarisht territor Indonezian ka theksuar gjenerali.

Nga ana tjetër komandanti i trupave indoneziane në provincë, Kiki Samajanki, ka thënë se trupat ndërkombëtare e kanë situatën nën kontroll. Ndërkaq trupat ushtarake indoneziane po largohen nga Dili i Shkatërruar nga lufta dhe dhuna e ushtruar gjatë muajit të fundit.

Në Nju Jork të SHBA lideri i pavarësisë Timoreze, ka patur një takim me Sekretaren e Shtetit Madlin Ollbrajt. Ajo ka kërcënuar Xhakartën zyrtare kur ka thënë se ajo do ti largoj trupat e saj nga provinca e të mos lejoj paramilitarët të ndërmarrin akte dhune. Ndihma amerikane për të do të riaktivizohet pas përmirësimit të situatës. Nga FMN do të ketë edhe një plan rindërtimi për Timorin Lindor./tvklan.al