Java e dytë e Superligës do të nisë me një përballje mjaft të nxehtë. Në “Selman Stërmasi” Tirana do të luajë me Teutën. Pas suksesit të së shtunës me Luftëtarin, optimizmi është I madh në kapin bardheblu se këtë edicion, skuadra mund të pretendojë vendet e para, pse jo dhe titullin kampin.

24-herë kampionët synojnë një tjetër fitore, këtë herë me një kundërshtar që në letër pritet të jetë më i fortë. Trajneri Ardian Mema është besimplotë se skuadra e tij i ka kapacitetet për t’ia arritur.

Djemtë e Detit zbarkojnë në kryeqytet me synime të qarta, për tu treguar të gjithëve se edhe këtë sezon do të jenë një kockë e fortë e se mund ti hapin probleme çdo kundërshtari.

Durrsakët e dinë mirë se barometri i vërtetë është sfida me Tiranën, që do të jetë një betejë mjaft interesante.

Tv Klan