Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi shpreson që të ketë sërish tifozët në mbështetje të skuadrës. Përpara sfidës me Egnatian, ai pranoi se një vendim i tillë nuk është i drejtë, gjithsesi, beson se Apeli do të flasë në krahun e tyre për të rikthyer në stadium tifozët bardheblu. Pas fitores në Klasiken e Shqipërisë, uria e Vllaznisë është rritur së tepërmi. Tekniku Tomas Bërdariç kërkon të marr maksimumin edhe ndaj Skënderbeut.
“Është një ndeshje që e luajmë në shtëpinë tonë, ne e dimë se Skënderbeu ka cilësi, por duhet t’i japim vetes forca për të qenë të koncentruar gjatë gjithë lojës. Duhet të përballemi në një mënyrë profesionale ndaj tyre dhe të kemi një ide se si të luajmë. Është një sfidë ku duhet të jemi të kujdesshëm, kanë lojtarë shumë të shpejtë. Ne duhet të jemi të fokusuar dhe të marrim maksimumin nga kjo sfidë”.
Përballja tjetër e kësaj të diele luhet në Elbasan, mes vendasve dhe Dinamos.
Klan News