Të mërkurën për turin e dytë të kualifikueseve të Champions League Tirana do të presë në Qemal Stafa Stabekun e Norvegjisë. Skuadra mike është në mes të kampionatit dhe mendohet të jetë në formën më të mirë, po çfarë do të bëjë Tirana,e  cila me këtë takim fillon sezonin 2009-2010.

E vështirë kjo pyetje thotë trajneri Loncarevic, unë pres që të mërkurën të shoh Tiranën e vërtetë. Do të bëjmë më të mirën përballë publikut tonë. Si do ta zgjidhim? Do të shohim në ndeshje, rëndësia ka që duhet të tregohemi të mençur në veprimet tona. Kjo është ndeshja ime e parë dhe ambicia ime personale është që ta kalojmë në turin tjetër.

Tiranës do ti mungojë vetëm sulmuesi Memelli i dëmtuar, të tjerët janë të gjithë ok siç thotë edhe trajneri Loncarevic. Presin shumë nga Tirana, presidenti Halili i cili e ka marrë përsipër të financojë afro në 80% skuadrën si dhe tifozët të vilët gjithnjë shpresojnë kalimin e një turi më shumë./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe