Një ditë pasi u konfirmua në krye të stolit të Tiranës, Gugash Magani ka nisur menjëherë nga puna për përgatitjet e skuadrës.
Sfida e parë e tij është ajo me Bylysin në fundjavë. Gugash Magani zhvilloi të mërkurën stërvitjen e parë me Tiranën. Një rikthim për të pas 9 vitesh si trajner te bardheblutë.
Magani zëvendëson Bledi Shkëmbin i larguar të martën pas rezultateve të dobëta, duke e lënë ekipin në vendin e shtatë me 11 pikë pas 12 javësh. Ai vjen sëbashku me ndihmësin Klodian Dervishi. 59-vjeçari ishte pjesë e Tiranës nga dhjetori 2013 deri në maj të 2015.
Deri para disa javësh Gugash Magani drejtonte Lushnjen në Kategorinë e Parë. Debutimi i tij do të jetë këtë fundjavë në përballjen me Bylisin e vendit të fundit dhe më pas pushimi për shkak të ndeshjeve të Ligës së Kombeve do t’i japë kohë të njohë më shumë ekipin.
Tv Klan