Tirana pret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik. Kjo ngjarje ka rëndësi të veçantë për komunitetin sportiv dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në fjalën e mirëseardhjes, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se sporti bashkon njerëzit, aty ku politika shpeshherë i ndan.

“Gjuha diplomatike e sportit, gjuha solidare e sportit, të jetë një mundësi për t’i bashkuar njerëzit, aty ku shpeshherë politika i ndan. Në vitin 2023, Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, ishte një mundësi e jashtëzakonshme që qyteti i Tiranës, bashkë me Komitetin Olimpik, të inkurajonim masivizimin e sportit, sidomos në shkolla dhe gjithë ajo energji, prodhoi për herë të parë medaljet tona olimpike një vit më pas”, tha Veliaj.

Kjo konferencë mbledh 57 Komitete Olimpike Kombëtare, me qëllimin kryesor të nxitjes së sportit si një mjet solidariteti, bashkëpunimi dhe paqeje.

Tv Klan