Kryebashkiaku Erion Veliaj priti skiatoren e Sport Klub Tiranës, Lara Colturi, pasi ajo doli e dyta në Kupën e Botës në Ski. Italiania që përfaqëson flamurin shqiptar ende nuk e beson suksesin e saj.

“Ishte e mrekullueshme! Pas raundit të parë isha e katërta, vetëm një hap larg podiumit. Në fund, mendova thjesht për t’u argëtuar dhe kur pashë se ia dola ishte një emocion i veçantë. Nuk po e besoja dhe ndoshta edhe tani nuk më besohet.”

Veliaj nuk e fshehu krenarinë për arritjen e Colturit.

“Ne do të vijojmë të mbështesim sportistët e talentuar përmes drejtorisë sonë të Sportit dhe Sport Klub Tiranën. Ky vit ka qenë viti i rekordeve. Për herë të parë morëm medaljet olimpike dhe për herë të parë prekim një podium të skive. Eshtë podiumi i parë, por shpresoj jo i fundit. Me shpresë nuk do i ndahemi podiumeve dhe me shpresë gjithashtu, që Lara do jetë një model edhe për vajzat e tjera në Shqipëri dhe do vazhdojë të na bëjë krenarë.”

Presidenti i Federatës së Skive në Shqipëri, Elvis Toçi, vlerësoi mbështetjen e Bashkisë së Tiranës për rezultatin në sportin e skive, që deri më tani është më i madhi në Shqipëri.

Tv Klan