Me objektiva të ndryshëm, por me dëshirën për të fituar Tirana dhe Partizani do të luajnë në derbi mbrëmjen e sotme për të mbyllur javën e 15 të kampionatit.
Dy skuadrat janë gati për sfidën e dytë të sezonit mes tyre. Gugash Magani e ka gati skuadrën dhe duket se lojtarët janë në formë dhe me dëshirën që të bëjnë mirë përballë tifozerisë së tyre.
Në portë do të jetë Selmani. Në mbrojtje Isuf, Dembele, Kola dhe Përgjoni. Meta e Soler do të vendosen para repartit të mbrojtjes. Gjumsi, Ismajli dhe Haxhiu janë sulmues në prapavijë ndërsa i deklaruar është Jarmouni.
Nga ana tjetër mes dyshimedh dhe lëndimesh tyrajneri i Partizanit do të zbresë në fushë me modulin 4-3-3. Qirko në portë. Në mbrojtje Byluci, Sembene Preka dhe Buxhelaj. Ismaili, Kote dhe Rrapaj në mesfushë ndërsa në sulm Zeka, Mba dhe Keko.
Partizanit i duhet fitorja për të ruajtur distancën në vendin e parë të renditjes ndërsa Tirana ka si objektiv që të largohet sa më shumë nga vendet e fundit të tabelës.
Formacioni Tirana
Selmani, Isuf, Dembele, Kola, Përgjoni, Meta, Soler, Ismajli, Gjumsi, Haxhiu, Jamouni
Formacioni Partizani
Qirko, Bytyçi, Sembene, Preka, Buxhelaj, Ismaili, Kote, Rrapaj, Zeka, Mba, Keko
Tv Klan