Tirana vazhdon të mbetet kryeqendra e turizmit kjo për sa i përket, vizitorëve të huaj dhe atyre nga rajoni. Vetëm gjatë muajve të verës ka patur një dyfishim të vizitorëve nga vende të ndryshme të botës. Pritshmëritë janë të shumta edhe përgjatë muajve në vijim.
Historia, kultura, por dhe natyra e kulinaria mbeten ndër zgjedhjet kryesore të vizitorëve të shumtë si brenda kryeqytetit, po ashtu edhe në zonat periferike.
Alma Hoti, zyra e turizmit, Bashkia Tiranë: Ky është viti i tretë që Tirana nuk njeh më sezon. Në 2-3 ditëshin e parë absolutisht që kanë Tiranën prioritet, duke qenë se muzetë, galeritë e arteve qoftë private, qoftë shtetërore dhe institucione të ndryshme kanë hapur dyert e tyre. Turisti e gjen veten shumë mirë në histori, art, kulturë edhe arkeologji pse jo. Vazhdojnë të jenë normalisht më të preferuarat pjesa e historisë së diktaturës sepse përbën interes për ta. Farka është kthyer në një pikë strategjike shumë të preferuar duke përdorur liqenin duke aksesuar dhe me xhirot me kajak. E njëjta gjë po ndodh edhe me zonën e Brezhicës një mrekulli, për të mos thënë për Bovillën që është kthyer në një trend absolut dhe çdolloj mundësie për të vizituar Tiranën është absolutisht edhe për të parë Bovillën.
Përgjatë periudhës vjeshtë-dimër, vizitorët më të shumtë janë ata që duan eksplorimin apo turistët e aventurës, madje edhe vetëm për një fundjavë.
Alma Hoti, zyra e turizmit, Bashkia Tiranë: Tani fillon ajo pjesa nga 50 e lart që janë njerëz eksploratorë, njerëz kuriozë, janë njerëz që punën e tyre e bëjnë edhe online dhe nuk njohin situatë pushimesh apo situatë punësh. Agjencitë e udhëtimeve kanë bërë të mundur që me anë të biletave të lira për dy ose tre ditë, mund të themi që e shohin edhe për të kaluar një fundjavë. Nëse ne mendojmë se Tiranën e shohin për të kaluar 3 ose 4 ditë, pjesa e Italisë dhe sidomos zonat që është bërë lidhja e drejtpërdrejtë ka filluar shumë edhe Spanja, vijnë një fundjavë dy ditë, shijojnë një aktivitet të bukur, ndjekin mbase një ekskursion dhe kthehen në vendet e tyre.
Pikat kryesore që u vijnë në ndihmë turistëve për të marrë informacionet kryesore se cilat janë vendet që duhen vizituar me patjetër në kryeqytet janë Info Point Tirana.
Klan News