Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Shyqyri Ishmi” në kryeqytet.

Në hyrje të pallatit ku banojnë, 34-vjeçari me iniciale K.Th. ka dëmtuar me mjet prerës komshiun e tij, qytetarin me iniciale M.N. dhe me sende të forta të birin e të dëmtuarit. Babë e bir ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Për ngjarjen, uniformat blu kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar 34-vjeçar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vijojnë kontrollet për gjetjen dhe sekuestrimin e mjeteve të përdorura nga autori i ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al