djtathiiSekuestrohen 486 kilogramë djtahtë dhe 300 kilogramë gjizë me përmbajtje të lartë niseshteje. Këto prdukte po tregtoheshin jashtë standarteve të sigurisë ushqimore.

Me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti,  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur inspektimet  në tregun ushqimor ish-Uzina Dinamo në Tiranë, për të kontrolluar të gjitha produktet me origjinë shtazore.

Inspektimet do të kryhen nga data 7 deri në 20 prill dhe synojnë të parandalojnë të gjitha produktet dhe nënproduktet e qumështit që tregtohen jashtë standarteve. Ministria e Bujqëesisë deklaron se të gjitha subjektet do të kapen në kundërshtim me ligjin do të gjobiten dhe do të merren masa të tjera administrative.

tvklan.al/ M.S