Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në autostradën “Tiranë-Durrës”.
Mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sipas njoftimit të policisë me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e procedurale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit./tvklan.al