Ushtria shqiptare dhe ajo amerikane kane kryer një stërvitje të përbashkët dyjavore. Në përmbyllje të këtij bashkëpunimi, në prani të ministrit të mbrojtjes Gazmend Oketa dhe komandanti i Gardës Kombëtare të New Jersey gjeneral major Glen Rieth, në Sauk të Tiranës është mbajtur një ceremoni gjatë së cilës forcat e batalionit të policisë ushtarake dhe efektivat amerikane kanë demonstruar një seri operacionesh ushtarako policore.
Gjenerali amerikan ka vlerësuar arritje e ushtrisë shqiptare gjatë viteve të fundit.
Glen Reith: “Në secilën nga vizitat e mia në Shqipëri konstatoj përmirësime thelbësore të forcave të armatosura shqiptare. Kjo është një marrëdhënie më se 15-vjeçare dhe unë ju siguroj se do të vazhdojmë t’i japim Shqipërisë suportin dhe përkushtimin tashmë si pjesë e NATO-s.”
Ndërsa Ministri Oketa falënderoi ushtrinë amerikane për ndihmën e vazhdueshme në modernizimin e ushtrisë shqiptare.
Gazmend Oketa: “Ju përshëndes dhe njëherë për përfundimin me suksestë kësaj stërvitje dy javore, një pjesë e vogël, por shumë e rëndësishme e bashkëpunimit 15-vjeçar midis Gardës së New Jerseyt dhe ushtrisë shqiptare. Do të përfitoja nga kjo mundësi tashmë si ministër mbrojtje i një vendi anëtar me të drejta të plota i NATO-s ti shprehja falënderimet gjeneralit të ri guvernatorit të New Jeresy zotit … për mbështetjen e vazhdueshme që gjatë këtyre 15 viteve i kanë dhënë forcave të armatosura të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare.”
Në fund të ceremonisë gjeneralit Rieth ju akordua një medalje e presidentit të republikës Bamir Topi./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro