Procesi zgjedhor është duke u zhvilluar normalisht në pjesën më të madhe të qendrave të votimit. Tashmë kur ka mbetur rreth 1 orë nga përfundimi i procesit të votimit shumë qytetarë u janë drejtuar kutive për të hedhur votën e tyre/
Në qendrën e votimit numër 19/99 dhe 19/96 pranë shkollës së mesme “Qemal Stafa” procesi është duke ecur me hapa të shpejtë dhe ka një dyndje të madhe të qytetarëve pasi deri pak më parë ka qenë edhe orari i drekës.
Jashtë kamerave kryetarët e komisioneve deklarojnë se me shumë mundësi do të kërkohet që afati i mbylljes së kutive të votimit të shtyhet me të paktën 1 orë. Pasi numri i qytetarëve të cilët kërkon të votojnë është rritur shumë dhe brenda orës 19, kur është edhe orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit është e pamundur që të gjithë qytetarët të votojnë.
Vetëm gjatë paradites procesi u bllokua për vetëm pak minuta, pas një mosmarrëveshje mes komisionerëve e cila u zgjidh brenda pak çasteve./tvklan.al