Në Sharrë është ngritur një tjetër impiant riciklimi që mundëson ndarjen e mbetjeve përpara se ato të depozitohen në landfill. Ky projekt, jo vetëm do të rrisë jetëgjatësinë e lanfillit, por edhe do të shërbejë për punësimin e atyre që nuk do të lejohen më të nxjerrin mbeturina nga kontenieret e vendosur në rrugë.
Kryebashkiaku i Tiranës paralajmëroi ndëshkime ndaj pikave të grumbullimit të mbetjeve që nxirret nga koshat.
Në këto kushte, dy impiantet e riciklimit në Sharrë do të jenë të vetmet pika ku do të bëhet ndarja e mbetjeve sipas llojit.
Tv Klan