“Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për riatdhesimin e dhjetëra shqiptarëve që prej më shumë se një dekade i janë bashkuar luftës në Siri.”
Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili u tregua i rezervuar në dhënien e detajeve, teksa la të kuptohet mundësinë e një operacioni tjetër riatdhesimi.
Rehabilitimi në shoqërinë shqiptare i të riatdhesuarve vijon të mbetet një sfidë autoritetet. Për të çuar më tej këtë proces, u lançua mekanizmi kombëtar për ngritjen e 12 komiteteve rajonale me prefektët e qarqeve të Shqipërisë për parandalimin e radikalizmit.
“Shqipëria ka qenë një lider në lidhje me rehabilitimin dhe riintegrimin e të riatdhesuarve nga Siria. Le të sigurohemi që edhe ky mekanizëm të funksionojë me ndihmën e pushtetit vendor”.
Referuar burimeve, në Siri aktualisht vijojnë të jenë 25 shqiptarë të bllokuar në zonat e luftës, nga të cilët 7 gra dhe18 fëmijë.
Tv Klan