Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në Marghera të Venecias. Mediat shkruajnë se pas një sherri në rrugë ka mbetur i plagosur me thikë një 40-vjeçar.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së dhjetra punonjësve të stafit shëndetësor, nuk mundi të mbijetojë. Mediat italiane raportojnë se i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij. Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar në spital.
Pas rreth 30 minutash nga ngjarja, forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorëve, të cilat janë nga Maqedonia e Veriut.
Në dekaratën për shtyp policia e Venecias thotë se hetimet po vijnë për zbardhjen shkaqeve të këtij krimi duke mos bërë të ditur emrin e viktimës dhe të autorëve. Megjithatë mediat nuk përjashtojnë se krimi mund të ketë ndodhur pas përplasjes mes grupeve rivale të trafiqeve në Venecia.
Një ditë më parë, një 42-vjeçar shqiptar humbi jetën për shkak të goditjes me thikë. Ngjarja ndodhi në në komunën Bettola të Italisë. Policia arrestoi si autor të këtij krimi një 62-vjeçar
Klan News