Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s u kërkoi bizneseve europiane që të përgatiten për një skenar lufte dhe të kujdesen për mënyrat e shpërndarjes në përputhje me rrethanat.
Admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s deklaroi se thirrja vjen në mënyrë që njerëzit të jenë më pak të cënueshëm ndaj shantazheve nga vende si Rusia dhe Kina.
“Bizneset duhet të përgatiten për një skenar lufte. Në një kohë që ushtria po fiton betejat, janë ekonomitë ato që përballen me luftërat. Ne duhet të sigurohemi që të gjitha shërbimet dhe mallrat thelbësore mund të ofrohen pa marrë parasysh çfarë ndodh. Kjo është shumë e rëndësishme për të parandaluar situata të tjera”.
Ai theksoi se parandalimi nuk ka të bëjë vetëm me kapacitetin ushtarak, por të gjitha instrumentet që mund dhe do të përdoren në luftë.
“Ne po e shohim numrin në rritje të akteve të sabotimit dhe Evropa e ka parë këtë me furnizimin me energji. Ne menduam se kishim një marrëveshje me Gazprom, por në fakt kishim një marrëveshje me Putin. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për infrastrukturën dhe mallrat kineze. Ne në fakt kemi një marrëveshje me Presidentin kinez Xi Jinping”.
Bauer paralajmëroi gjithashtu se bizneset në Evropë dhe SHBA duhet të kuptojnë se vendimet e tyre tregtare kanë pasoja strategjike për sigurinë e vendeve të tyre.
Klan News