Ardian Fullani: “Investimet private janë tkurrur, si pasojë e burimeve të kufizuara të financimit, mbështetjes së reduktuar me kredi nga sistemi bankar dhe akseset e kufizuara në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.”
Biznesi vendas po përballet me vështirësi konstaton Banka e Shqipërisë teksa raporton se rritja ekonomike në fund të 2009 megjithëse pozitive është ngadalësuar. Përveç eksporteve, tkurrje kanë njohur edhe importet e makinerive dhe pajisjeve, që sipas grupimeve të biznesit përbën një fakt shqetësues.
Gjergj Buxhuku: “Raporti i Bankës së Shqipërisë është korrekt, pra një frenim i ritmeve të rritjes në 6 mujorin e dytë, rënie e investimeve publike që tashmë dihet, rënie e kreditimit të pasqyruar dhe me një vetë frenim nga ana e bizneseve dhe kryesisht industrive në importet e makinerive dhe pajisjeve, pa i gjithë ky gamë faktorësh do të bëjë që viti 2010 do të jetë një vit realitivisht jo i lehtë për ekonominë shqiptare.”
Por situata e përmirësuar energjetike në vend dhe lajme të mira që mbërrijnë nga ekonomitë botërore, sipas Buxhukut pritet të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e biznesit vendas. Në këto kushte Konfiudnsdira i ka propozuar qeverise ndërmarrjen e një amnistie të gjerë fiskale për biznesin dhe qytetarët shqiptarë./tvklan.al
Gazetar: Fjorlad Zguro