Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Është shfaqur në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, premiera e komedisë “Hamleti në katranin e poshtëm”. Kjo komedi e realizuar nga kompania teatrore Publimedia dhe Instituti Akt, ka sjellë në skenë një trup të përbërë nga 11 aktorë, ku spikasin emra të njohur si Robert Ndrenika, Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Mehdi Malkaj etj.

E gjithë komedia përçon tek shikuesit një sarkazëm të thellë dhe ngjarjet e tij zhvillohen sipas një trekëndëshi, kulmet e të cilit janë individi, pushteti dhe komuniteti. Me mjaft sukses kanë debutuar në këtë komedi edhe dy studentë të vitit të katërt në degën e Dramës, pranë fakultetit të Artit Skenik, Marin Orhanaj dhe Anila Muçaj. Regjisori i shfaqjes është një nga figurat e njohura të teatrit shqiptar Xhevdet Ferri./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora