Fansat kanë shpërthyer në kritika për pamjen e aktorit Tom Cruise teksa ndiqte një lojë bejsbolli me miqtë e tij. Ylli 59 vjeçar i “Mission Impossible kishte një pamje më të fryrë në fytyrë se zakonisht ndaj dhe mediat rozë kanë hamendësuar se mund t’i jetë nënshtruar një operacioni plastik.
Fotografitë dhe video të Tom Cruise duke buzëqeshur në tribunë dhe duke përshëndetur fansat teksa ai e shijonte lojën qarkulluan në internet e kritikat për pamjen e tij nuk kanë munguar. Komentet kanë qenë nga më fyeset, por pati edhe nga ata që i dolën në mbrojtje duke u shprehur se ai ende duket i mrekullueshëm për moshën e tij. Është gati 60 vjeç. Midis tyre kishte edhe përdorues të rrjeteve sociale që menduan se personi në tribunë nuk ishte Tom, por një sozi e tij.
Kujtojmë se 1 muaj më parë aktori ishte në qendër të mediave pasi përgjatë xhirimeve të filmit Mission: Impossible 7 në Mbretërinë e Bashkuar ra preh e një vjedhje ku humbi BMË-në luksoze dhe bagazhet në vlerë prej mijëra Eurosh.
Klan News