Jozefina Topalli: “Me 28 Qershor për herë të parë realizuam zgjedhjet më të mira, zgjedhje që plotësuan standardet kryesore të OSBE-së dhe kjo ishte fitorja më e madhe, kjo ishte prova e suksesit. Ne bëjmë zgjedhje të lira dhe për këtë 24 orë më parë këshilli i ambasadorëve hapi dritën jeshile. Ato që tentojnë të pengojnë heqjen e vizave, gabojnë, sepse vizat do të hiqen në verën e vitit të ardhshëm dhe këtë e përsëriti dje Brukseli dhe sot Italia. Ai tenton pengimin e lëvizjes së lirë më kujton vetëm ato që ngritën mure si ato të Berlinit.  Ndaj dhe shfrytëzoj këtë rast për të ftuar deputetë të opozitës për të ushtruar detyrën e tyre, për të mos humbur shansin historik për të qenë edhe ato pjesë e realizimit të këtyre ëndrrave, të këtyre momenteve historike për të cilat kanë punuar dhe kanë sakrifikuar të gjithë shqiptarët.”/tvklan.al