Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me nënkryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.
Jozefina Topalli, deputete e PD:- “Unë sot i kam dërguar një letër të gjithë kryetarëve të parlamenteve perëndimore për ti sensibilizuar dhe për të kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e tyre në lidhje me atë çfarë po ndodh me fatin e kryetarit të parlamentit të Kosovës, zotit Idriz Ajeti. Ky është shqetësimi dhe preokupimi i PD meqënëse nuk kemi asnjë informacion me fatin e zotit Ajeti. Ndaj dhe kërkojmë kontributin dhe mbështetjen e parlamentit europian për të na ndihmuar siç ndihmuan me presidentin Rugova, për ta nxjerrë nga Kosova, për ta nxjerrë nga ai vend që ne se dimë se ku është dhe për ta bërë që ai të flasi lirshëm dhe të jap kontributin e tij në funkson të çështjes kombëtare”./tvklan.al