Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, ka pritur në një mbrëmje gala ambasadorët tanë në botë dhe ata të akredituar në Tiranë. Duke vlerësuar rolin e diplomatëve shqiptarë, Topalli ka vënë theksin në promovimin e Shqipërisë në botë për ecjen e shpejt drejt NATO-s dhe BE.
Jozefina Topalli: “Vitit 2008, është viti më i suksesshëm dhe i begatë për Shqipërinë, është kshi sojë detyrë parësore e juaja të bëni promovimin e reformave dhe të prezantoni efektin e tyre në të gjithë komponentët së veprimtarisë suaj në të gjitha fushat e aktivitetit. Por unë jam veçanërisht krenare se evokoj kontributin e kuvendit në dy elemente themelorë. Shtylla të veprimtarisë sonë diplomatike, ecurinë e shpejtë e të suksesshme të procesit të ratifikimit MSA si dhe procesin e ratifikimit të protokollit të aderimit në NATO”.
Ambasadorët i përshëndeti dhe kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë Leonard Demi, i cili vlerësojë kontributin e tyre të vyer në dy qëllimet parësore të kuvendit anëtarësimi në NATO dhe BE./tvklan.al
Operator: Ben Haxhiaj