Jozefina Topalli: “Është futur në agjendë për tu votuar kërkesa për komisionin hetimor bazuar në draft jo në ligj, fiksojeni. Si Kryetare e Kuvendit duhet ta kisha kthyer mbrapsht dhe duhet t’i kisha thënë “z. Ruçi merre mbrapsht”, po të kalojë ligji atëherë do të sillni kërkesën për të ngritur Komisionin Hetimor. Nuk fola as kur solli projektligjin për ndryshimet që ai dëshiron të bëjë, megjithëse janë kok e këmbë antikushtetuese. Në këtë projektligj kërkon që hetimi i procesit zgjedhor të zgjasë 12 muaj, 12 muaj baras destabilitet. Në këtë draft, apo amendime kërkon që mazhoranca të kthehet në minorancë me ligj, me ligj për të hetuar zgjedhjet politike apo lokale. Vetëm në diktaturë mund të  kërkohen gjëra të tilla. Në projekt-draftin kërkojnë që komisioni të jetë i pakushtëzuar dhe nuk lexon vendimin e gjykatës nr 18 dhe as vendimin e gjykatës kushtetuese nr 20, që është obligative dhe të thotë që komisionet hetimore nuk kanë kompetenca të pakufizuara. Në projekton që ju do shihni dhe do votohet, është vendosur që do votohet dhe do e votojmë sot, do jetë data 18, por puna në komisione dhe në komisionin e ligjeve do fillojmë menjëherë javën tjetër, përsëri gënjejnë kur thonë data 16, jo , jo, është deri më 16 komisioni i ligjeve do përfundojnë të gjitha ndryshimet. Edhe data 11 deri kur është afati i fundit i paraqitjes së amendimeve. Komisionet fillojnë punën menjëherë javën e ardhshme./tvklan.al