Në studion e “Kampionëve” në Tv Klan, u fol për fituesin e mundshëm të “Topit të Artë”.
Referuar trofeve të fituar, Dani Carvajal, mund të ishte një nga alternativat për të marrë çmimin prestigjioz, por nuk është i këtij mendimi Alban Bushi.
Trajneri deklaroi se “Topin e Artë”, zakonisht e marrin ata që tregojnë spektakël dhe pastaj shtohen trofetë.
“Nga trofetë që ka marrë, i takon “Topi i Artë”, por ndonjë spektakël nuk ka treguar. Topin e artë zakonisht e marrin ata që tregojnë spektakël, plus trofetë. Ky është lojtar shumë i mirë , për ekipin dhe trajnerin, por deri këtu. Nuk e di çfarë kriteresh ka FIFA që mund ta zgjedhë.”
Në të njëjtin mendim ishte edhe ish-futbollisti Jurgen Gjasula, i cili tha se Carvajal ka luajtur shumë mirë, por “Topi i Artë” shkon për atë që është spektakolar në fushë.
“Për klubin dhe kombëtaren ka pasur shumë sukses, por për “Topin e Artë” duhet të jetë një lojtar që ka bërë diferencën. Ka luajtur shumë mirë, por duhet të jetë një lojtar më ofensiv dhe që ka luajtur më spektakolar.”, tha Gjasula. /tvklan.al