Jonida dhe Stelina ishin dy vajzat e eliminuara nga spektakli “Love Story” në TV Klan për javën e tretë.

Konkurrentet e tjera shprehën mendimet e tyre për programin “Daily Love Story”, teksa ra në sy komenti i Suelës për Stelinën, ku ajo thoshte se nuk bën për këtë format.

Ndërkohë, Jonida ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shprehet se Suela dhe Arjana janë “dy torollake që tallen me vajzat e tjera”.

“E para punës nuk keni të drejtë të flisni për të tjerët bën apo jo, shikoni veten si jeni dhe sa tru keni. T’ju vijë zor nga vetja se jeni dy torollake që talleni me vajzat e tjera. Zoti është i madh, shikon dhe dëgjon por nuk harron kurrë për të ta treguar vendin dhe atë që meritoni. Ndjej keqardhje për ju të dyja, zoti pastë mëshirë për ju të dyja”, shkruan ajo në postim.

Ndërkohë Jonida nuk i ka kursyer kritikat as për Saimirin, teksa shprehet se nëse ai pëlqen këto llojë femrash, nuk vlen fare si mashkull.

“Dhe ti Saimir hapi sytë se më duket je qërruar, kisha përshtypje që ti ishe një djalë i zgjuar dhe i kuptoje kush ishin femrat ideale për ty, por nëse ti pëlqen këto lloj femrash, për mua nuk vlen fare si mashkull”, shkruan ajo.\tvklan.al