Paratë e drogës që trafikohet nëpërmjet Shqipërisë mund të financojnë dhe terrorizmin ndërkombëtar. Ambasadori amerikan Xhejms Xhefri (James Jeffrey) dhe ministri i Rendit Igli Toska kanë qenë në një mendje për këtë fakt. Në një trajnim të agjencisë amerikane të antidrogës për oficerë policorë të vendeve të Ballkanit është cilësuar se ka ardhur momenti i bashkëpunimit për goditjen e rrjetit. Ministri i rendit ka paraqitur pozicionin e Shqipërisë si mjaft të përfshirë në trafikun e drogës dhe ka kërkuar nga përfaqësuesit e ministrive të rendit të vendeve pjesmarrse ngritjen e një qendre për vëzhgimin në rajon.
Igli Toska: “Paratë që gjeneron droga despabilizojnë shtete dhe ekonomi legale. Në jo pak raste trafiku i drogës ka ushqyer dhe ushqen terrorizmin. Më lejoni t’ju kërkoj t’ju përcillni autoriteteve tuaja propozimine palës shqiptare për të nënshkruar memorandume a.dok dypalshe dhe shumëpalëshe antidrogë dhe për të ngritur observacion, observatorin rajonal të drogës me synim për të bërë më të strukturuar, më efikas, më operacional, më konkret dhe më rezultativ analizën bashkpunimin dhe reagimin tonë antidrogë.”
Edhe ambasadori Xhefri (Jeffrey) ka kërkuar bashkpunim nga agjencitë antidrogë në Ballkan.
James jeffrey: “Ajo rrugë që përdoret për një qëllim të tillë të paligjshëm mund të përdoret edhe për tjetrën. Sigurisht kjo nuk është e vetmja arsye për të cilën ne këmbëngulim në luftën kundër drogës. Në vetvete ajo prish nayrën e njeriut, por edhe korrupton sisteme ligjore nëse nuk tregohet kujdes. Javën e shkuar ne patëm shembullin e keq se ajo histori e vjetër e Ballkanit nuk është lënë një herë e përgjithmonë pas krahëve, por me grupime të vendeve të ndryshme të rajonit ne kërkojmë të dërgojmë një sinjal se është e mundshme një e ardhme më e mirë bashkëpunimi dhe bashkëjetese.”
Agjentë të antidrogës kanë marrë më pas certifikatat e trajnimit të realizuar ndërsa zyra amerikane e antidrogës ka nderuar dhe krerët e ministrisë dhe policisë shqiptare si dhe ambasadorin amerikan për gatishmërinë e treguar në planet e goditjes së trafikut të drogës. /tvklan.al