Dora e forte e shtetit duket se zbutet shpejt dhe kthehet në përkëdhelëse për kapot e skafeve të cilët përsërisin ritualin e hershëm në Vlorë. Në gusht të 2002 shteti shqiptar deklarojë në brigjet e Vlorës se nuk do të kishte më trafiqe dhe viktima në det.
Fatos Nano: “Në emër të maxhorancës së sotme progresiste mbetem i angazhuar që Vlora të mos jetë me moli i piratëve. Ky program aksionesh dhe operacionesh të pandërprera që do të zgjasë aq sa mandati i qeverisë që unë drejtojë, na mësojë se si të zgjidhim problemet që shfaqen, si të evidentojmë dhe poltësojmë vakumet e bashkëpunimit midis institucioneve në luftën kundër krimit.”
I njohur si operacioni “Puna”, operacioni i gushtit 2002 bëri të mundur përveç bllokimit të skafëve dhe gomoneve dhe arrestimin dhe shpalljen në kërkim të 20 skafistëve dhe pronarëve të mjeteve të trafikut Vlorë, Fier dhe Durrës. Vetë kreu i akuzës së shtetit u shpreh atëherë i kënaqur nga puna e strukturave bashkëpunuese.
“Ne me kënaqësi konstatojmë që strukturat e prokurorisë Vlorë, kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me ato të policisë, që po reflektohet në ndjekjen hap pas hapi të operacioneve të policisë.”
Edhe atëherë pronarët e gomoneve mbetën të paarrestuar, të shpallur në kërkim ato nuk janë ndaluar as sot. Ndërësa skafistët megjithëse të akuzuar për një vepër të rëndë penale, u dënuan simbolikisht përshëmbull me një vit burg dhe 150 mijë lek gjobë.
Në shkurt të një viti më parë prokurori i përgjithshëm nxjerr një njoftim për shtypin ku deklaron se për dënime të tilla është bërë një ankim pranë Gjykatës së Apelit. Njoftimi i shkurtit të 2003 është njoftimi i fundit i fortë i një zyre shteti kundër trafikut. Ata që për gati një dekadë kishin shkaktuar tragjedi në det, pas kësaj vazhdojnë të jenë të lirë. Ndërësa tragjedia e fundit shkakton të njëjtat reagime të egra të shtetit kundër trafikantëve dhe pas gjithë kësaj në pranga janë vetëm dy skafistët që arritën ti shpëtonin detit, 3 pronarët e gomones, autor të këtij trafiku nuk janë arrestuar ende./tvklan.al