Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur 31 urdhër-arreste për veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka mësuar se janë arrestuar 20 persona, teksa operacioni është në zhvillim në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Sipas informacioneve, në Shqipëri ndodhen 21 persona nga të cilët njëri nuk është kapur ende. Ndërsa 10 persona të tjerë në kërkim për të cilët është lëshuar urdhër-arrest, ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

31 urdhër-arreste në total

21 persona ndodhen në Shqipëri, nga të cilët 20 të arrestuar dhe 1 në kërkim

10 persona ndodhen jashtë Shqipërisë, të shpallur në kërkim

Operacioni për arrestimin e të dyshuarve për trafik klandestinësh, ka sjellë në vendin tonë edhe hetues nga Spanja, Italia, Kosova dhe SHBA. Sipas hetimeve, kalimi i kufirit në rrugë tokësore apo ajrore të emigrantëve të paligjshëm bëhej me pasaporta false.

Në kuadër të këtij operacioni, gjithashtu janë kryer 51 kontrolle banesash të personave të implikuar në këtë veprimatari.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit, ndërsa detaje të reja priten në vazhdim.


/tvklan.al