Aktorët më në zë të skenës shqiptare do të jenë bashkë tek “Trojanët e Euripidit”. E para tragjedi e antikitetit grek që vjen si produksion i Teatrit Kombëtar. Prej më se një jave regjisori grek Vasilis Theodoropulos ka nisur provat me aktorët, ndër ta Margarita Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Ema Andrea, Guliem Radoja.
Vasilis Theodoropulos: “Preferova “Trojanët e Euripidit”, pasi mendoj se është një vepër me të cilën mund të komunikojmë edhe sot, pasi flet për barazimin e luftës dhe emigracionin, probleme që të dy ne i kemi jetuar dhe i përjetojmë në historinë.”
Drama përfaqëson momentin ekstrem të tragjedisë, burra të gjithë të vdekur, gratë e Trojës dorëzojnë trupat duke pritur fatin e tyre në betejën e fituesve. Premiera do të shfaqet në teatrin e gurtë të Butrintit, si shfaqja që do të çelë siparin e festivalit ndërkombëtar të teatrove në muajin korrik./tvklan.al