Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për t’u interesuar mbi ngjarjen fatkeqe, që ndodhi në Lushnjë, pasditen e sotme.

Presidenti shprehu ngushëllimet për familjen Hoxha të cilët humbën dy familjarët e tyre si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në kantierin e ndërtimit.

Begaj uron shërim të shpejtë për të plagosurit, mes tyre dhe deputetin Bujar Çela.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:05 të pasdites së sotme në një zonë industriale të Lushnjes.

Një vinç preku linjën e tensionit të lartë e më pas shpërtheu në flakë depozita e gazit. Për pasojë kanë ndërruar jetë babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha, të cilët ndodheshin të dy në vinç.

Roland Hoxha ndërroi që në momentet e para të shpërthimit, ndërsa djali i tij 24 vjeç rreth një orë vonë në ambientet e Traumës. I plagosur ka mbetur edhe deputeti i zonës Bujar Çela e disa të tjerë./tvklan.al