Trajneri Arie Haan do t’i besojë pa asnjë ndryshim të njëjtit grup që grumbulloi për dy takimet e para kualifikuese të kupës së Botës 2010.

Holandezi ka menduar të marrë me vete fillimisht në Hungari e më pas në Portugali 22-shen debutuese në këtë turne.

Lista që ka mbërritur në zyrat e federatës ka në përbërje dhe lojtarë, të cilët kanë pasur probleme dëmtimesh kohët e fundit, si Duro, Cana, Beqiri apo Vrapi.

Trajneri Haan mesa duket ka krijuar besimin tek grupi, një shenjë që idetë e tij po qartësohen me mundësitë e zgjedhjes.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë më 6 Tetor në Budapest ku do të zhvillohen përgatitje për takimin e datës 11 me Hungarinë në stadiumin Ferenc Puskas, ndeshjen e Shqipërisë me Hungarinë, por edhe me Portugalinë ju do ta ndiqni direkt në Supersport./tvklan.al