Arie Haan do t’i rikthehet mënyrës së lojës që pëlqen ndaj Maltës atë ofensive. Trajneri i kombëtares shqiptare megjithëse në rreshtimin e tij do të përdorë vetëm një sulmues, e gjithë skuadra do të shohë më shumë drejt portës kundërshtare.
Sfida me suedezët i ngarkoi mesfushorët me tepër me detyra mbrojtëse, ndërsa ndaj Maltës këta lojtarë do të jenë në ndihmë të sulmit.
Aire Haan: “Kundër Maltës do të luajmë ndryshme, pra do të jemi ofensivë siç bëmë me Lihtenshtajnin. Unë e kam të qartë se në çfarë mënyre do të rreshtohet kundërshtari pasi pritet të ketë 8-9 lojtarë në mbrojtje kur ne sulmojmë, fakt që vështirëson shënimin e golit. Barazimi ishte një rezultat me Suedinë, por nuk është i tillë ndaj Maltës nëse synojmë të ecim përpara.”
Shqipëria do të përballet të mërkurën në ora 20:45 për të gjashtën herën me Maltën, ndërsa është i pari takim që luan në një aktivitet zyrtar si kualifikueset e kupës së botës.
Kuqezinjtë kanë humbur vetë, njëherë ndaj përfaqësueses malteze në vitin 1995. Policia e kryeqytetit ka lajmëruar se do bllokojë disa orë përpara fillimit të ndeshjes të gjitha rrugët që çojnë në drejtim të stadiumit “Qemal Stafa”.
…
Në stërvitjen e pasdites trajneri i kombëtares ka vënë në praktikë një modul të ri loje, me të cilin mendohet të përballet me Maltën. Një ditë përpara ndeshjes në seancën e fundit, holandezi Arie Haan, ka provuar modulin 4-2-3-1.
Në portë Beqaj, në mbrojtje Curri, Dallku, Cana, Agolli ndoshta në vendin e Vangjelit. Përpara mbrojtjes si mesfushorë shkatërrues do të jenë Bulku e Lala.
Do të organizojnë aksione si dhe do të sulmojnë portën kundërshtare Duro, Skela dhe Hyka dhe ndoshta do ta nisë që nga minuta e parë Erjon Bogdani si sulmues i vetëm.
Në radhët e kombëtares flitet se Arie Haan po i gëzohet ende barazimit me Suedinë dhe është optimist në prag të përballje me Maltën të cilin është një skuadër e një niveli më të ulët se kombëtarja shqiptare./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku, Erion Todhe