Kombëtarja shqiptare e grumbulluar në kryeqytetin hungarez Budapest, po përgatitet të përballet në ndeshjen që konsiderohet më e rëndësishme se ajo e Portugalisë, për faktin se ndaj kësaj përfaqësueseje kemi më shumë mundësi të marrim pikë. Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi, pranon rëndësinë e takimit dhe tregon si duhet të luajë skuadra për të arritur objektivin.
Astrit Hafizi: “Unë mendoj se nganjëherë shorti të favorizon dhe nganjëherë nuk të favorizon. Kësaj radhe mendoj se nuk kemi jemi shumë të favorizuar, e rëndësishme është që sa do të arrijë kjo skuadra jonë të ketë ekuilibër në lojë, të ruajë disa norma, disa rregulla të futbollit, të mos jetë një skuadër e shpërqendruar, një skuadër me distanca të mëdhaja, me hapësira të mëdhaja. Çdo gjë mund të ndodhi, por në qoftë se pastaj këto nuk ekzistojnë unë mendoj që shanse janë shumë të pakta pastaj nga një kundërshtar i cili në fushën e vet do ta shfrytëzojë në maksimum ashtu siç kërkojmë edhe ne në fushën tonë.”
Grumbullimi i përfaqësueses ka filluar ditën e hënën në Budapest dhe sipas Hafizit kjo është një zgjidhje më e mirë se grumbullimi në Shqipëri.
Astrit Hafizi: “Grumbullimi i ekipit ë kombëtares në Shqipëri, si duket bëhet çdo herë dhe më i vështirë. Me të vërtetë ne kemi krijuar një kompleks në Kamzë po ajo nuk është për ekipin kombëtar. Stërvitjet zhvillohen nëpër stadiume të rretheve të ndryshme të klubeve të ndryshme që është e papranueshme mendoj unë. Kështu që mendoj që duke u grumbulluar në vendin ku luhet kushtet janë më të mira. Gjetja është, më duket mëse e drejtë.”
Ish trajneri i përfaqësueses tregohet i rezervuar të vlerësojë punën e Arie Han, por nuk fsheh se dëshirën që kombëtarja të shkojë në rrugë të mbarë.
Astrit Hafizi: “Puna e tij do të matet në fund me rezultatet, është fillimi, mendoj që të paktën për këto 2 ndeshjet e para, mirë flitet shpresoj që të vazhdojë të paktën dhe në këto ndeshje që kanë mbetur.”/tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe
Operator: Enver Shehu