Luciano Spalletti tregohet i matur, e nuk ka dëshirë të shkaktojë polemika. Por ai e pranon se ka gabuar dhe se i duhet t’ia nisë nga e para. Një ditë pas humbjes ndaj Zvicrës në raundin e të 16-ve, Luciano Spalletti tregoi se i kishte idetë e qarta.
Ai nuk bën asnjë hap prapa, nuk do të dorëhiqet, por do të vazhdojë të punojë për të ringjallur kombëtaren.
“Jam munduar ta rinovoj pak ekipin dhe meqenëse do të qëndroj këtu, kjo do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen. Diçka kam gabuar e unë jam përgjegjësi kryesor. Ne nuk arritëm të rritemi në këtë mini-udhëtim. U kthyem në zero pas disfatës kundër Zvicrës, por unë e di se çfarë të bëj! Na vjen keq, sepse nuk ishim në gjendje të tregonim nivelin e cilësisë së këtij grupi. Unë jam ai që kam më shumë përgjegjësi!”
Edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit nuk e fsheh zhgënjimin për eliminimin nga Euro 2024, po për të ardhmen i ka idetë e qarta.
Ai konfirmoi se projekti i ‘të kaltërve’ vazhdon me në krye trajnerin Spalletti.
Sipas tij, e vetmja rrugë është që të punohet shumë, ndërsa përjashtoi dorëheqjen si për veten, ashtu edhe për teknikun pas performancës së kombëtarres në Gjermani 2024.
Klan News