Bashkia e Tiranës po vazhdon punën në rrugën e “Durrësit”, me fokus maksimal për t’u përfunduar sa më parë dhe për t’i dhënë pamjen e merituar një arterie kaq të rëndësishme të kryeqytetit.

Punëtorët e qytetit po punojnë këto ditë për trotuaret e rinj që do të jenë një lehtësi shumë e madhe për qytetarët, por edhe për bizneset e shumta që janë përgjatë gjithë rrugës. Trotuaret e rinj përveç cilësisë, pritet t’i japin zonës edhe një panoramë që do të jetë shembull për rrugët e Tiranës.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po sjell një koncept të lëvizjes të modernizuar në një sens drejtimi për makinat dhe me më shumë hapësirë për çiklistët./tvklan.al