Gjykata e Japonisë ka miratuar një ligj që në mënyrë efektive kërkon që njerëzit transgjinorë të sterilizohen përpara se gjinia e tyre të ndryshohet në dokumentet zyrtare, shkruan Daily Mail.
Vendimi i lëshuar të mërkurën, por i botuar të enjten, bën të qartë që për çdo individ që dëshiron të ndryshojë dokumentat e tyre duhet që të mos ketë gjëndra riprodhuese.
Ankesa është parashtruar nga Takakito Usui, një burrë transgjinor 45-vjeçar i cili dëshiron të ndryshojë dokumentet zyrtare që e identifikojnë atë si femër. Por, trupa gjykuese e përbërë nga katër gjyqtarë vendosi unanimisht për të hedhur poshtë apelin e Usuiut.
Sipas gjykatës ky ligj ka për qëllim që të parandalohen problemet në marrëdhënien fëmijë- prind, pasi mund të krijojë konfuzion të madh në shoqëri. Por, avokati i 45-vjeçarit tha se ky vendim i dhënë mund të nxisë një fushatë për të rrëzuar ligjin.
Në një intervistë të thënë për AFP, Takakito Usui, ka thënë se i duket absurde që të ketë një ligj që i kërkon atij të kryejë ndërhyrje kirurgjikale për t’u bërë steril.
/tvklan.al