Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh sot se qeveria nuk do të dorëzohet para ekstremistëve, të cilët mundohen të pengojnë rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës.
Ai tha se është e drejtë e të gjithë qytetarëve që të kthehen në shtëpitë e tyre. Kreu i ekzekutivit deklaroi se qeveria që drejton ai bashkë me institucionet ndërkombëtare kanë për obligim që t’u krijojë kushtet më të mirë për jetë të gjithëve pa marrë parasysh etninë.
Hashim Thaçi: “Ky proces nuk duhet të politizohet. Është e drejtë e çdo qytetari që dëshiron të kthehet në pronën dhe shtëpinë e vet për të jetuar, për të rindërtuar. Kjo vlen edhe për shqiptarët, edhe për serbët.”
Serbët mësyjnë sërish të mërkurën ndërprerjen e punimeve në shtëpitë e shqiptarëve te Kroi i Vitakut, po atje disa përpjekje të tyre. Këto tentime ishin të pa suksesshme.
EULEX-i dhe KFOR-i ishin të gatshëm në vend të ngjarjes për çdo rast.
“Ne nuk kemi informacion për persona të lënduar ose të arrestuar gjatë këtij procesi. Edhe përkundër faktit që e tërë situata dhe në veri të Mitrovicës, por edhe në këtë lokacion konsiderohet të jetë e qetë”.
“Pavarësisht tentimeve të kohë pas kohshme të një grupi serb për t’u afruar në lagjen Kroi i Vitakut po ndërtohen shtëpi të shqiptarëve puna nuk është ndalur për asnjë moment”./tvklan.al