Klubi i Partizanit njofton largimin e tre lojtareve të tij, Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj dhe Andri Hadroj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi kryeqyetas thekson se “dëshiron të falënderojë Tedi Carën, Arinaldo Rrapajn dhe Andi Hadrojn për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën e kuqe”.

Të tre futbollistët janë transferuar në kampionatin ukrainas ku do të luajnë me skuadra të ndryshme.

Tv Klan