Me tre lojtarë dhe trajnerin, Dinamo është ekipi më i mirë në formacionin ideal pas ndeshjeve të javës së 16 të Superligës.
Trajnerët e kombëtareve të moshave votuan dhe në 11-shen ideale të javës.
Duke nisur nga sulmi Nani dhe Zabërgja janë prej më të mirëve. Ata shënuan golat në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Mes tyre është edhe Mba i partizanit.
Tre mesfushorët më të mirë të javës së 16-të janë; Arinaldo Rrapaj i Partizanit, Serxho Ujka i Egnatias dhe Ledjo Tresa i Laçit.
Bruno Dita i Dinamo dhe Artan Jazxhi i Teutës janë dy qendërmbrojtësit më të mirë të javës. Ndërsa në krahë janë Agan Mjaki i Laçit dhe Florjan Përgjoni i Tiranës.
Në portë është Gentian Selmani i Tiranës, i cili mbajti portën e paprekur në transfertën me Skënderbeun.
Trajneri i javës është përzgjedhur sërish tekniku i Dinamo City, Ilir Daja.
Tv Klan